E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

 “KLSH të auditojë Albcontrol”/ Meta kërkon që të hetohet situata financiare e kompanisë

Pas situatës së krijuar në “Albcontrol” që çoi në bllokimin e aeroportit “Nënë Tereza”, presidenti Meta i është drejtuar Kontrollit të Lartë të Shtetit për të kryer një auditim të plotë në këtë kompani.

 

Në letrën e tij, Meta nënvizon se sipas të dhënave të bëra publike, të gjitha masat e marra nga “Albcontrol”, nuk përkojnë me realitetin financiar të kompanisë dhe as justifikohet nga situata e krijuar për shkak të pandemisë.

 

Reklamë

Për këtë arsye, Meta kërkon që të kryhet një auditim i plotë mbi mënyrën e menaxhimit të kësaj shoqërie; përdorimin e fondeve publike; si dhe çdo aspekt tjetër që paraqet rrezik për veprimtarinë e sigurt dhe funksionimin normal e të qëndrueshëm të “Albcontrol”.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë