Megjithë politikat dhe strategjitë e qeverisë për të pastruar Shqipërinë, nëpërmjet reduktimit te përdorimit të qeseve plastike, ligjin për importin e makinave dhe së masash të tjera, ministri Klosi thotë se Shqipëria vazhdon të jetë e papastër.

 

Për ministrin, sfida për turizëm më cilësor me më shumë standarde lidhet edhe me një mjedis të pastër, për këtë arsye ndërhyrja në 18 industri është sukses i padiskutueshëm i qeverisë, që do të vijojë me zbatimin e projektit Clean&Green, për një Shqipëri ambjentale brenda 2020-s.

 

“18 shkaqet për ne janë që nga mënyra e menaxhimit të mbetjeve urbane, problematikat e papastërtive të mëdha, si industritë e guroreve, industritë e minierave apo të përpunimit në Shqipëri. Jemi përpjekur të ndryshojmë diçka tek të gjitha problematikat që ka sistemi në vendin tonë, siç është vendimi i qeverisë për automjetet, si ndotësit kryesor në vendin tonë. Sot, në Shqipëri kemi 70% qese më pak të përdorura, kjo do të thotë më shumë pastërti, një trajtim krejt ndryshe i vend depozitimit të mbetjeve urbane. Pra, vendosja e një rregulli do na ndihmojë të kemi një system shumë më të mirë strukturuar, po ashtu kemi nevojë të kemi një hartë të menaxhimit të mbetjeve urbane për të gjetur mënyrën sesi ti rehabilitojmë këto mbetje urbane”.

 

Gjatë një bashkëbisedimi me akademikë, profesorë, inxhinierë dhe të rinj, në universitetin Politeknik të Tiranës, Klosi u bëri studentëve propozime konkrete:

 

Që temat e diplomave të studimeve master të ndërlidhen me nevojat e ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për studime ekspertize jo vetëm në terren dhe që studimet doktorale të orjentohen tek problematikat aktuale të mjedisit në vend me kërkesa konkrete edhe për ndërhyrje në legjislacion, por jo vetëm! Ka ardhur koha që Shqipëria të ketë një urdhër për punonjësit mjedisor. Ka ardhur koha që ne të mbrojmë edhe veten tonë, edhe politikat që ne ndërmarrim nëpërmjet grupeve të strukturuara të ekspertëve”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *