Ministri i Turizmit, Blendi Klosi e cilëson 2020-ën një vit ët suksesshëm, po theksoi se duhet të punohet më shumë lidhur me sigurinë.

 

Gjatë një konference shkencore me temë “Krimi mjedisor,siguria mjedisore dhe ajo kombëtare”, Klosi theksoi se krimet mjedisore nuk do të tolerohen, por do të ndëshkohen.

 

Sipas tij, Shqipëria duhet të futet në një axhendë evropiane për mbrojtjen e mjedisit.

 

“Mali i Krujës dhe i Tomorrit janë zona të qeta në pikëpamjen mjedisore. Sot kemi një shembull që ne ia dalim dhe ndryshimet na çojnë në diskutime evropiane. Kodi penal kërkon që krimet mjedisore të ndëshkohen, nuk duhen toleruar . Ta fusim Shqipërinë në një axhendë evropiane për mbrojtjen e mjedisit”, tha ministri Klosi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *