Partia Demokratike ka denoncuar nje fakt te ri lidhur me te kërkuarin ndërkombëtar per trafik droge Klement Balilaj. PD ka publikuar disa foto, ku pretendon se është i kërkuari nga policia Klement Balilaj. Ai shfaqet ne nje skaf, pranë nje kompleksi turistik ne Sarande. Për selinë blu, ky fakt tregon se qeveria i ka siguruar Balilajt arratinë dhe shpëtimin nga aksioni ndërkombëtar i DEA-s amerikane, policisë greke si dhe asaj belge. Sipas PD-se, Balilaj ishte edhe nen shoqërinë e nje drejtuesi te larte te policisë. Opozita ne fund pyet kryeministrin se çfarë po bënte zëvendësdrejtori i përgjithshëm i policisë, Rebani Jaupaj, ne restorantin e resortit turistik ku po pushonte eskobari i Ballkanit Klement Balilaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *