I riu i arrestuar është me inicialet L.D., 19 vjeç banues në lagjen 14 në Durrës.

 

Sipas Policisë, 19 vjeçari dyshohet se ësthë autor i pesë vjedhjeve të ndodhura më parë në qytetin bregdetar.

 

Si rezultat i hetimeve të kryera  dyshohet se 19 vjeçari ka kryer në periferi të qytetit të Durrësit kryesisht gjatë orëve të natës pesë vjedhje banesash, konkretisht:

 

Gjatë muajit dhjetor 2018, janar dhe shkurt 2019, në lagjen nr 14 Durrës ka vjedhur  me thyerje 5 banesa ku ka marrë varese floriri, televizorë, fshesë me korent, aparate celular, rroba, tapete e sende të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *