Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
19 April 2026
Vizion fokus

Bullgaria voton në zgjedhjet parlamentare, ja kë nxjerrin fitues...

Zjarri në Tiranë, ja momenti kur flakët nga mbeturinat...

Trump: Irani të pranojë marrëveshjen ose do shkatërrojmë çdo...

Çoi turistët në Ujëvarën e Sotirës dhe po eksploronte...

“Shqipëria ka avancuar me integrimin”, deputeti shqiptar në Suedi...

Zelensky: Të ardhurat nga nafta ruse po financojnë luftën

Përplasja mes Veliajt e Dados, zbardhet debati i seancës...

Berisha takim me të rinjtë: E ardhmja e Shqipërisë...

Influencerët rusë ndërrojnë kahe: Nga kozmetika në politikë

“Jemi përballë krizës së re”, Sejko: BSH do ndërhyjë...

Kishin marrë me qira një vilë dykatëshe dhe e kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit, arrestohen 4 shtetase kineze në Durrës

20 Qershor 09:40

Policia e Durrësit ka goditur një rast prostitucioni në qytetin bregdetar.

Në kuadër të operacionit “Storm” u arrestuan 4 shtetase kineze, njëra prej tyre organizatore e kësaj veprimtarie.

Sipas policisë, këto shtetase kishin marrë me qira një vilë dykatëshe dhe e kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit.

Gjithashtu janë proceduar penalisht 10 shtetas, 2 prej tyre shtetase kineze dhe 8 shtetas shqiptarë.

Sekuestrohen shuma parash, celularë dhe karta banke.

Njoftimi i policisë

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, pas një hetimi me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Storm 4″.

Kishin marrë me qira një vilë dykatëshe dhe e kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit, vihen në pranga 4 shtetase kineze, njëra prej tyre organizatore e kësaj veprimtarie.

Shpallet në kërkim organizatorja tjetër e kësaj veprimtarie, shtetase angleze.

Procedohen penalisht 10 shtetas, 2 prej tyre shtetase kineze dhe 8 shtetas shqiptarë.

Sekuestrohen shuma parash, celularë dhe karta banke.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, pas një hetimi dyjavor me metoda proaktive për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Prostitucioni” dhe “Përshtatatja e ambienteve për prostitucion”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës dhe me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në drejtimin e Prokurorisë, finalizoi operacionin e koduar “Storm 4”.

Si rezultat i këtij operacioni, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, u bë arrestimi i shtetases kineze F. W., 46 vjeçe, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, e cila dyshohet se ishte drejtuese e dhe organizatore e këtij rrjeti prostitucioni.

Gjithashtu u arrestuan 3 shtetase të tjera kineze L. M., 55 vjeçe, L. Ch., 49 vjeçe dhe Zh. H., 47 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.

Në kuadër të operacionit, u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucioni”, 2 shtetase kineze dhe 8 shtetas shqiptarë.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasja K. P., 46 vjeçe, banuese në Mbretërinë e Bashkuar, e dyshuar për veprën penale “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 6 pasaporta të shtetaseve kineze, shuma parash në euro dhe dollarë, disa karta banke dhe karta telefoni etj.

Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të këtij procedimi rezultoi se shtetaset kineze kishin përshtatur një vilë dykatëshe, të marrë me qira, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, nga shtetasja angleze, në bashkëpunim me 46-vjeçaren kineze dhe e kishin përshtatur me qëllim ushtrimin e prostitucionit.

Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë hetimet pasi dyshohet se ka shtetas të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari që dyshohet se qendrën e ka jashtë vendit, nga ku kryheshin telefonatat nëpërmjet call centerit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv 

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
durres Prostitucion

Nga e njëjta kategori

Zjarri në Tiranë, ja momenti kur flakët nga mbeturinat “përpijnë” pallatin brenda pak minutash

më shumë...

Çoi turistët në Ujëvarën e Sotirës dhe po eksploronte natyrën, shoferi bie nga lartësia, humb jetën

më shumë...

“Shqipëria ka avancuar me integrimin”, deputeti shqiptar në Suedi Arbër Gashi: Qeveria e opozita të bashkëpunojnë

më shumë...

Lezha mirëpret fotografët, në fokus të festivalit mbarëkombëtar bukuritë e natyrës dhe trashëgimia

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

5:01

Bullgaria voton në zgjedhjet parlamentare, ja kë...

4:36

Zjarri në Tiranë, ja momenti kur flakët...

4:10

Haxhiu thirrje për konsensus: Kosova të shmangë...

3:52

Trump: Irani të pranojë marrëveshjen ose do...

3:15

Operacion në disa zona të Kosovës, mbi...

3:06

Çoi turistët në Ujëvarën e Sotirës dhe...

2:33

“Shqipëria ka avancuar me integrimin”, deputeti shqiptar...

2:19

Lezha mirëpret fotografët, në fokus të festivalit...

2:07

Zelensky: Të ardhurat nga nafta ruse po...

1:42

Përplasja mes Veliajt e Dados, zbardhet debati...

1:28

“Zorba” në Teatrin e Korçës, publiku shijon...

1:06

Shtohen rastet me Sifiliz e Hiv Aids,...

1:02

Berisha takim me të rinjtë: E ardhmja...

12:58

Nxënësit e huaj mësojnë shqip, fëmijë nga...

12:54

Influencerët rusë ndërrojnë kahe: Nga kozmetika në...

12:21

“Jemi përballë krizës së re”, Sejko: BSH...

12:15

Rriten çmimet e apartamenteve në Elbasan, 1300...

11:50

Shtrenjtohen qiratë e apartamenteve, interes jo vetëm...

11:42

“Bonus qiraje për banorët e prekur”, Rama:...

11:30

Manovra të gabuara parakalimi, aksident i trefishtë...

Më të klikuarat

  • La partnerin për të, Indri i jep fund marrëdhënies me Vanesë...
  • Ngjarje tragjike në familjen shqiptare! Burri vret ish-gruan...
  • Ekzekutimi i 31-vjeçarit shqiptar në Spanjë, mediat iberike...
  • “Kam folur me babain e tim biri më parë”, Jonida...
  • Shtohen rastet me Sifiliz e Hiv Aids, mjekët apelojnë për kr...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.