Kisha Ortodokse serbe njoftoi të mërkurën se toka prej 24 hektarësh përreth Manastirit të Deçanit është regjistruar në emër të këtij manastiri, një javë pasi qeveria e Kosovës tha se i kishte kërkuar Agjencisë Kadastrale ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016 për ato prona.

Në një njoftim të dioqezës Rashkë-Prizren të Kishës Ortodokse Serbe thuhet se “përfaqësuesi i autorizuar i Manastirit të Deçanit sot ka marrë një dokument zyrtar kadastral nga Kadastra Qendrore e Kosovës në Prishtinë, që përfshinë 24 hektarët”.

“Në bazë të ekstraktit kadastral, mund të konfirmojmë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nga viti 2016 është ekzekutuar dhe se në Kadastër manastiri njihet si pronar i pronës së kontestuar më parë”, thuhet në njoftimin e Kishës Ortodokse serbe.

Zbatimi i vendimit lidhet drejtpërdrejt me kërkesën e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

Vendimi u mirëprit nga diplomacia perëndimore e cila kishte ushtruar për tetë vjet me ardhë mbi të gjitha qeveritë e Kosovës për zbatimin e tij./voa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *