Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, ka publikuar memorandumin kundër korrupsionit, duke përcjellë një mesazh të fortë për ata që janë të përfshirë.

 

Përmes një postimi në “Twitter”, diplomatja amerikane ka sqaruar mënyrën se si DASH merr vendimet për shpalljen non grata të personave të caktuar.

 

Për personat e shpallur non grata, Kim tha se nuk negociohet, pasi faktet janë të pamohueshme.

 

“7031 (c) përcaktimi nuk i nënshtrohet “negocimit” dhe askush nuk duhet të pretendojë të jetë “ndërmjetës”. Ata që janë përcaktuar mund të fajësojnë komplotet, por faktet janë të pamohueshme. Pres. Biden e ka bërë të qartë se do të kërkojë llogari nga ata që përfshihen në korrupsion.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *