Kim Kardashian është një nga emrat më të njohur të botës së biznesit.

Së fundmi ajo ka bashkëpunuar me firmën e syzeve ‘Carolina Lemke’ dhe ka lancuar një linjë të re syzesh që kushtojnë 90 dollarë.

Miliarderja e famshme ishte ajo që i dizenjoi këto syze, por jo vetëm.

Ajo gjithashtu u bë partnere me firmën e njohur, duke shtuar një tjetër biznes në emrin e saj.

Në fund të pranverës pritet që Kardashian të lançojë një koleksion të dytë, ku përfshihen 6 modele të ndryshme, ndërkohë që fansat po e presin me padurim këtë gjë.

Kujtojmë se Kim ka një linjë kozmetike, parfumesh, të cilat kanë rezultuar të jenë tepër të suksesshme deri tani./Living

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *