Kim Jong-un është shfaqur në publik për herë të pare pas 20 ditësh, shkruajnë mediat shtetërore të Koresë së Veriut.

Agjensia e lajmeve “KCNA” raporton se udhëheqësi i Koresë së Veriut preu shiritin në hapjen e një fabrike të plehrave.

Sipas saj, njerëzit e pranishëm në ceremoni shpërthyen në brohorima.

Media shtetërore më vonë publikoi imazhe të Kim Jong Un duke prerë një shirit jashtë një fabrike, si për të vërtetuar lajmin.

Sipas “KCNA”, Kim Jong Un u shoqërua nga disa zyrtarë të lartë të Koresë së Veriut, duke përfshirë edhe motrën e tij Kim Yo Jong.

Ai tha se ishte i kënaqur me sistemin e prodhimit të fabrikës dhe e vlerësoi atë për kontributin në përparimin e industrisë kimike të vendit dhe prodhimin e ushqimit, shton agjencia shtetërore e lajmeve.

I pyetur për rishfaqjen e raportuar të Kim Jong Un, presidenti i SHBA, Donald Trump u tha gazetarëve se ai nuk dëshiron akoma të komentojë.

Dalja e tij publike, referuar këtu mediave të Koresë së Veriut, është e para që pas 12 prillit dhe vjen mes spekulimeve të shumta për shëndetin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *