Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
11 July 2026
Vizion fokus

Merino godet sërish në fund, Spanja rrëzon Belgjikën me...

Sulmet izraelite, Libani përgatitet për vendosjen e ushtrisë në...

Palestina cakton datën e zgjedhjeve, të parat pas dy...

“Jehona e një turpi alla shqiptarçe”, Rama: Pengmarrësit e...

Dita e 41-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Ambasadori i OSBE nga Korça: Protestat janë një aspekt...

Shpërdoroi detyrën, AMP arreston policin në Dibër

Muçi nuk është më lojtari më i shtrenjtë te...

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin Fier-Vlorë, një...

De la Fuente paralajmëron Belgjikën: Më e mira e...

Kievi dhe Moska shkëmbejnë akuza mbi rrëzimin e avionit ushtarak rus

25 Janar 21:18

Rusia dhe Ukraina shkëmbyen të enjten akuza për rrëzimin e një avioni ushtarak, që Moska tha se po transportonte robër lufte ukrainas dhe u qëllua nga forcat e Kievit. Kjo është një çështje tjetër e debatueshme në luftën e informacionit mes dy vendeve, që ka shoqëruar sulmin në shkallë të gjerë të Rusisë ndaj Ukrainës, që filloi gati dy vjet më parë.

Ndonëse hetuesit thuhet se i kanë gjetur kutitë e zeza të avionit një ditë pas rrëzimit të tij, nuk ka shumë shpresë për sqarimin e rrethanave të këtij incidenti në një luftë, ku të dyja palët kanë përdorur shpesh akuza ndaj njëra-tjetrës për të ndryshuar opinionin brenda dhe jashtë vendit.

Avioni Il-76 u rrëzua në një zonë rurale të Rusisë dhe autoritetet atje thanë se 74 personat në bordin e tij, përfshirë 65 robër lufte ukrainas, gjashtë anëtarë të ekuipazhit dhe tre ushtarakë rusë, u vranë.

Rrëzimi i avionit shkaktoi një sërë pretendimesh, por asnjëra palë nuk ofroi prova për akuzat e hedhura dhe agjencia e lajmeve Associated Press nuk ishte në gjendje të konfirmonte në mënyrë të pavarur se kush ishte në bordin e avionit dhe se si ndodhi rrëzimit i tij.

Rusia pretendon se Kievi e rrëzoi avionin me dy raketa dhe thotë se roberit e luftës ishin nisur për një shkëmbim me ushtarë rusë të kapur nga Ukraina. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov e quajti incidentin “një akt krejtësisht monstruoz”.

Ukraina u përgjigj duke hedhur dyshime mbi praninë e robërve të luftës në bordin e avionit dhe duke paraqitur teoritë e veta, përfshirë atë se avioni mund të kishte paraqitur një kërcënim për forcat e Kievit.

Pa përmendur rastin, shtabi i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase tha se Kievi do të qëllonte çdo avion transporti ushtarak rus, që besohet se transporton raketa, veçanërisht pranë kufirit mes dy vendeve.

Zyrtarët ukrainas kanë vënë në dukje se Moska nuk ka kërkuar garanci për siguri në një zonë specifike të hapësirë ajrore për një kohë të caktuar, siç ka bërë në shkëmbimet e kaluara të të burgosurve.

Mykola Oleshchuk, komandanti i forcave ajrore të Ukrainës, pretendoi se “propaganda e shfrenuar ruse po drejton një fushatë të përhapjes së informacioneve të rreme tek audienca ndërkombëtare, duke u përpjekur të diskreditojë Ukrainën në sytë e komunitetit global”.

Zyrtarët ukrainas konfirmuan se një shkëmbim të roberish lufte ishte në plan të bëhej të mërkurën. Por ata më vonë thanë se kjo ishte anuluar. Presidenti Volodymyr Zelenskyy tha se Ukraina do të kërkojë një hetim ndërkombëtar të incidentit.

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov kërkoi një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i cili pritet të mbahet të enjten pasdite në Nju Jork.

Gjetja e kutive të zeza të avionit, që përmbajnë regjistrime të komunikimeve mes anëtarëve të ekuipazhit, u njoftua të enjten nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve “RIA Novosti”.

Ndërsa konflikti po i afrohet përvjetorit të dytë, vija e frontit prej 1500 kilometrash ka qenë kryesisht se pandryshuar në dimrin e dytë të luftimeve, ku asnjëra palë nuk ka shënuar përparim të madh. Lufta kohët e fundit është përqëndruar në sulmet me armë me rreze të gjata veprimi pasi të dyja palët po përpiqen të plotësojnë rezervat e tyre të armëve.

Andrei Kartapolov, kreu i Komisionit për Çështjet e Mbrojtjes në Dhomën e Ulët të Parlamentit rus, tha se Rusia do të vazhdojë të shkëmbejë të burgosur lufte me Ukrainën pavarësisht incidentit të fundit.

“Ne nuk mund t’i braktisim djemtë tanë. Kështu që do të flasim me vetë djallin për t’i kthyer ata në vend”, tha ai para gazetarëve.

Ndërkohë, kompania më e madhe e naftës dhe gazit në Ukrainë, “Naftogaz”, tha të enjten se një nga qendrat e saj të të dhënave ishte në shënjestër të një sulmi kibernetik të shkallës së gjerë, që shkaktoi mbylljen e faqes së internetit dhe qendrat e thirrjeve telefonike të kompanisë.

Shërbimi postar kombëtar i Ukrainës, “Ukrposhta”, dhe Shërbimi Shtetëror për Sigurinë e Transportit raportuan gjithashtu se kishin probleme teknike. Por asnjëra prej tyre nuk thanë se problemet teknike ishin pasojë e sulmeve kibernetike./voa

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
kievi Moska

Nga e njëjta kategori

Merino godet sërish në fund, Spanja rrëzon Belgjikën me shumë vuajtje dhe siguron supersfidën me Francën në gjysmëfinale

më shumë...

Sulmet izraelite, Libani përgatitet për vendosjen e ushtrisë në jug

më shumë...

Palestina cakton datën e zgjedhjeve, të parat pas dy dekadave

më shumë...

Dita e 41-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:08

Merino godet sërish në fund, Spanja rrëzon...

10:38

A mund të ndikojnë ëndrrat në gjendjen...

10:18

Sulmet izraelite, Libani përgatitet për vendosjen e...

10:11

Palestina cakton datën e zgjedhjeve, të parat...

9:53

“Jehona e një turpi alla shqiptarçe”, Rama:...

9:37

Dita e 41-të e protestës, qytetarët nisin...

9:27

Ambasadori i OSBE nga Korça: Protestat janë...

9:00

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Jemi të...

8:55

Shpërdoroi detyrën, AMP arreston policin në Dibër

8:39

Vetëm 5 minuta ecje pas vakteve mund...

8:00

Muçi nuk është më lojtari më i...

7:41

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin...

7:27

De la Fuente paralajmëron Belgjikën: Më e...

7:08

Dita e 41-të e protestës, nis grumbullimi...

7:06

Dy banesa përfshihen nga zjarri në Durrës

6:56

Ish-ministrja e Burgjeve në Britani gjendet e...

6:47

Zbardhet biseda Trump-Netanyahu, çfarë u diskutua

6:34

“Ndëshkohen” vajzat dhunuese/ Njëra prej tyre dërgohet...

6:03

A e dini se librat mund t’ju...

5:31

Tajfuni “Bavi” i afrohet ishujve, Japonia në...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • Vrau gruan në derën e shtëpisë, kamerat e sigurisë filmojnë...
  • Me mbi 100 km/h, policia i heq patentën për 1 vit vajzës, gj...
  • Policia, plan masash për koncertin, rruga dytësore do të jet...
  • Dënohet me burg 80-vjeçari në Itali, për 4 vite dhunoi dhe t...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.