Kryeministri Edi Rama i inatosur kërkoi që autorët e dhunës në stadiumin “Air Albania” mbrëmjen e të premtes të ndëshkohen ashtu siç e meritojnë. Sipas Ramës, ata nuk duhet vetëm të burgosen, por edhe t’u ndalohet hyrja në stadium.

 

“Uroj që një orë e më parë, këta lloj katërkëmbëshash të mbyllen pas hekurave që zgjaten deri në tavan dhe të ndalohen përgjithnjë të hyjnë në stadiumet tona, bash ashtu siç e parashikojnë nenet e Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë kundër dhunës në sport.”

 

Më herët reagoi edhe Federata Shqiptare e Futbollit. FSHF i kërkoi zyrtarisht Policisë së Tiranës ndalimin dhe arrestimit e personave përgjegjës që dëmtuan stolat në duelin e të premtes Kukësi-Tirana luajtur në stadiumin e ri kombëtar “Air Albania”.

 

FSHF ka të dokumentuara me video dhe foto personat konkretë që thyejnë stolat dhe i flakin ato në fushë duke dëmtuar sportdashësit e tjerë si dhe duke rrezikuar edhe jetën e zyrtarëve të ndeshjes si dhe futbollistëve gjatë kësaj përballje te javës së 23.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *