Deputetja Rudina Hajdari ka folur me tone të ashpra pas përfundimit të tryezës së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Në një deklaratë për mediat, Hajdari tha se anëtarët e grupit të punës e shmangin reformën dhe nuk shfaqin asnjë lloj garancie për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Ndërsa u zotua se do t’i shkojë deri në fund këtij procesi.

“Këshilli Politik nuk është një tryezë ku diskutohet se çfarë thanë kryetarët e Partive. Po diskutohen edhe mandatet. Kjo ndodh sepse kur mundohet të diskutohet për Reformën Zgjedhore, këta i bëjnë bisht dhe i shkelin syrin njëri-tjetrin. Këta nuk kanë asnjë lloj garancie në mënyrë që për shqiptarët të ketë një garë të ndershme mes shqiptarëve. Unë do vazhdoj betejën time për ndryshimin e vendit. Në këtë vend nuk ka liri dhe demokraci. Unë në Shqipëri erdha për të forcuar këto dy drejtime. U quajta tradhtare kur shpreha mendimin tim në Parlament. Këtë betejë do ta çoj deri në fund. Le të më bashkohen të gjithë shqiptarët për të ndryshuar Sistemin Zgjedhor. Unë jam kthyer nga Amerika vetëm për ndryshimin e sistemit zgjedhor”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *