E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

Kërkesa për pasuri të patundshme “nuk pyet” për pandemi

Ndonëse në një krizë ekonomike për shkak të pandemisë, kërkesa për pasuri të patundshme ka njohur rritje. Diçka e tillë u pohua nga Brunilda Isaj nga Shoqata e Mikrofinancës në “E-ZONE” në “Vizion Plus”, me gazetaren Rajmonda Lajthia.

 

“Rritja e depozitave të individëve në banka pësoi një nivel të papësuar më përpara sepse pati një rekord rreth 8% nga viti në vit dhe u shtua shumë kërkesa për pasuri të patundshme. Këto janë kundër rrymës, por është e lidhur drejtpërdrejt me perceptimin psikologjik të konsumatorit karshi sistemit dhe zhvillimeve të mëpasshme. Konsumi nuk pati të njëjtin trend, kurse pasuria e patudnshme, nevoja për tyë investuar diku fondet likuide dhe për të pasur diçka të qëndrueshme, u pasqyrua aty. Ishte një fenomen që u regjistrua dhe shitjet e banesave patën një rritje të konsiderueshme.”

 

Reklamë

Rritje të ndjeshme, shpjegoi ajo, pësoi edhe kredia hipotekare dhe këtë e shpjegon edhe me faktin se është shtyrë afati për shlyerjen e saj.

 

“Normat e interesit luajnë një rol të rëndësishëm, por edhe shtyrja e afateve. Në fillim i kemi pasur 20 vjet, sot i kemi deri edhe në 30 vjet. Kështu prodhohet një këst i përballueshëm dhe rrit edhe kërkesën.”

 

Një arsye pse shqiptarët preferojnë të investojnë në prona të patundshme, edhe pse me kredi hipotekare, është sepse ato i lëshojnë më pas me qira. Në këtë mënyrë, kredia vetëshlyhet.

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë