Skuadra blu, e cila kishte si dënim që të bënte punët e fshatit, ka përfunduar punët në stallë që iu ishin ngarkuar nga Agai.

Fermerët edhe pse të lodhur kanë kaluar momente gazmore kur kanë dalë nga stallat. Ata kanë kënduar dhe kërcyer me njëri-tjetrin, por momenti më gazmor mes fermerëve është kur Elsa merr një kec në krahë dhe iu bashkohet perfomancës së fermerëve, veprim ky që ka shkaktuar të qeshura mes tyre.

Pasi të gjithë anëtarët e skuadrës blu përfunduan detyrat e tyre, ata shkuan në fermë për të pirë kafe, ndërsa Çiljeta filloi përgatitjet për të gatuar drekën. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *