Subscribe

Sinoptikani Hakil Osmani i ftuar në emisionin “7pa5” në Vizion Plus ka bërë parashikimin e motit për në fundjavë.

Teksa muaji nisi me reshje shiu, Osmani thotë se fundjava do të ndryshojë dhe do të ketë vetëm kthjellime.

Pavarësisht se do të ketë një ulje temperaturash në mëngjes, sinoptikani thotë se në mesditë ato do të rriten.

“Dita e sotme ka nisur në mbizotërimin e vranësirave, më të fokusuara në zotar jugore dhe më pak në zonat qëndrore. Orët në vijim do sjellin pakësimin e vranësirave. Vlerat minimale kanë pësuar rënie me 2 gradë, ndërsa vlerat max do të arrijnë në 20 gradë, që janë shumë për periudhën që jemi.

Fundjava vranësirat e shpeshta, e shtuna me reshje të pakta dhe të papërfillshme. Zonat jugore do kenë kthjellime. E diela do ketë rregullim të motit. Temperatar në vlera minimale do ulen në 0 gradë, mëgjeset në bregdet do jenë 5 gradë dhe më pas në mesditë do të rriten më tej”, tha Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *