Qytetarët e Villafrancas, në Verona të Italisë, kërkojnë që koncerti i Marilyn Manson të mos zhvillohet, për shkak të së shkuarës në mënyrë të përsëritur drejt satanizmit.

 

 

Disa grupe fetare kanë organizuar një peticion online për të mbledhur firma, të cilat do t’ua dorëzojnë autoriteteve vendase me qëllim të mos lejojnë këngëtarin “e lidhur” me djallin të këndojë në Verona.

 

 

Peticioni ka arritur në 2.700 firma dhe mban titullin: “Manson, unë nuk vij!”. Ai kërkon vëmendjen e politikanëve lokalë e në veçanti të kryetarit të komunës.

 

 

Sipas tyre, këngëtari mund të dëmtojë të rinjtë, sepse janë më të dobët psikologjikisht dhe mund të ndikohen nga mesazhet e këngëtarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *