Subscribe

Qeveria duket e vendosur që të mos e shtyjë më ligjin për lojërat e fatit, për ti zhvendosur ato nga zonat urbane.

 

Nga 1 janari i 2019 të gjithë kazinotë elektronike do të zhvendosen ne nga zonat urbane. Nuk do të ketë më të tilla në qytete, – deklaron ministri i financave Arben Ahmetaj.

 

Paralelisht me këtë fakt, qeveria duket se do nisë sërish një fushatë kontrolli tek ky sektor, ku tatimet dhe policia do të kenë në fokus formalizmin e tij.

 

Kemi një urdhër të kryeministrit ku organet e fiskut si dhe policia do të nisin një tjetër betejë në terren, pasi ka ende shumë punë për të bërë në drejtim të reduktimit të informalitetit – vijon më tej Ahmetaj.

 

Ministri ishte në Komision të Ekonomisë ku mazhoranca hodhi poshtë dekretin e presidentit për ligjin e lojërave të fatit. Por për kreun e komisionit Erjon Braçe ky sektor ka nevojë për një ligj të ri me qëllim rritjen e barrës fiskale.

 

“Për mua tatimi mbi fitimin tek këto kompani duhet të jetë në 50 %, pasi normat e tyre të fitimit janë të shumë të larta”.

 

Sektori i lojërave të fatit është një industri që qarkullon miliarda lekë, ndërsa të ardhurat në buxhet arritën në fund të 2017, në 5.4 miliard. Ky fenomen bazohet në vesin e qytetarëve që duan të provojnë fatin e tyre. Me ardhjen në pushtet qeveria Rama e kishte aksion e saj të parë, me qëllim formalizmin e këtij tregu, por rezultatet e tij nuk ishin ato të pritshme. Afati i zhvendosjes së lojërave të fatit nga zonat urbane ishte një vit më parë, por ai dështoi me kërkesë të një grupi deputetësh dhe u shty.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *