Trupi i pajetë i Marjola Nakolecit, 36-vjeçares e cila u vra nga bashkëshorti ka mbërritur në Korçë.
Ndërkohë, 40-vjeçari Pandeli Nakoleci i cili pranoi vrasjen e gruas së tij, mbërriti në Zyrën e Oficerit Hetues me kokën ulur.
Lexo edhe :
Related Posts
Ai nuk iu përgjigj asnjë pyetjeje të gazetarëve, ndërsa roja i hapi rrugën që të kalonte . Në fakt, për të shmangur linçimin nga turma e zemëruar që ishte mbledhur, 40-vjeçari hyri në gjykatat e Volosit nga dera e pasme, ndërsa mbante veshur edhe një jelek antiplumb.

Në të njëjtën kohë, në orën 11:00, do të zhvillohet në Shqipëri funerali i nënës 36-vjeçare që humbi jetën në hyrje të pallatit ku jetonte me 40-vjeçarin në Volos . Vajza e madhe e çiftit “premtoi” se do ta vishte nenen e saj me një fund të bardhë në mënyrë që të ishte e bukur në udhëtimin e saj të fundit.
/vizionplus.tv






