Subscribe

KAS pranoi kërkesën e LSI, për të hapur 24 kuti të materialeve zgjedhore në qarkun e Beratit.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve pas kërkesës së dy anetarëve të vet, pritet të administrojë dhe kryqëzimin e të dhënave nga pajisja PEI, identifikimi elektronik si dhe përputhshërine e listave zgjedhore.

Mandati i pestë në Berat nga PS, të cilën e luftoi me LSI u mor për dhjetera vota, një diference e vogël që LSI pretendon se është marrë nëpërmjet veprimeve të paligjshme.

Nga ana tjetër KAS rrëzoi kërkesën e PD-së, e cila kërkonte që të merreshin në konsideratë provat shtesë nga institucionet shëndetësore dhe organet ligjzbatues, si SPAK dhe Prokuroria, për të vërtetuar sipas demokratëve shkeljet zgjedhore në këtë qark.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *