Ndalohet nga shërbimet e policisë kufitare në Muriqan një shtetase e shpallur në kërkim ndërkombëtar.

 

Olivera Pavloviç, 42 vjeçe, banuese në Vranjë, Serbi u arrestua me qellim ekstradimi.

 

Prangosja e saj Muriqan, në dalje nga Shqipëria, u bë pasi kjo shtetase ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me datë 12.10.2018, nga Interpol Beogradi/Serbi, pasi Gjykata e Vranjës, Serbi, me vendimin nr K.Br.23/14, datë 25.05.2015, e ka dënuar me 3 vite burg, për veprën penale “Trafikim i qënieve njerzore” parashikuar nga neni 388/1 i Kodit Penal Serb.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *