Motra e liderit të grupit militant, Shteti Islamik (IS), Abu Bakr al-Baghdadi i cili humbi jetën në veri të Sirisë, është kapur nga autoritetet turke.

 

Mediat ndërkombatëre bëjnë me dije se sipas një zyrtari të Turqisë Rasmiya Aëad, 65-vjeçare, burri dhe gruaja e djalit të saj janë ndaluar më 4 nëntor. Zyrtari identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është shprehur se të tre të ndaluarit kanë qenë të shoqëruar nga pesë fëmijë afër një qyteze të kontrolluar nga Turqia në veriperëndim të Sirisë.

 

I njëjti zyrtar e ka konsideruar arrestimin “minierë ari” duke shpresuar se personeli i inteligjencës do të mbledhë informacione nga motra e Baghdadit për punën e IS-it.

 

Pas vdekjes së Baghdadit muajin e kaluar, një person me emër Abu Ibrahim al-Hashemi al-Qurayshi është emëruar lider i grupit ekstremist më 31 tetor.

 

Baghdadi, i cili ka udhëhequr militantët e grupit Shteti Islamik nga viti 2014, ka vdekur më 26 tetor gjatë një bastisjeje të forcave speciale amerikane në veriperëndim të Sirisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *