Arrestohet në Kavajë një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

 

Në pranga ra shtetasi Liman Beu, 54 vjeç, banues në Kavajë.

 

Beu është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Breshias Itali ka lëshuar ndaj tij urdhër arresti ndërkombëtar për veprat penale “Vjedhje me armë”, “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

 

Arrestimi I tij është bërë përkohësisht ndërsa veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Zyra e Interpolit në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *