Subscribe

613 kg lëndë narkotike jane zbuluar nga policia e lezhës, gjatë operacionit antidrogë të koduar me emrin “Godull”.

Drejtoria e Policisë Kufitare në Durrës në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në Lezhë dhe Komisariatin e Kurbinit, duke u bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kishin vënë në ndjekje dy persona që kishin një sasi te madhe lënde narkotike.

Gjatë kontrollit në një ambient në pronësi të një prej të arrestuarve, në fshatin Godull, efektivët gjetën 613 kg kanabis sativa ,një gomone që dyshohej që do të përdorej për transportin e saj si dhe një armë gjahu me 13 fishekë.

Dy të arrestuarit akuzohen për Trafikim të lënvëve narkotike në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *