Përdorimi në masë i bombave molotov nga protestuesit dhe gazit lotsjellës nga policia ka bërë që disa efektive policie dhe qytetare të lëndohen.
Ndonëse protesta ende nuk ka përfunduar, bilancet e para falë pamjeve të transmetuara nga mediat, kanë sjell në vëmendje dëmtimet serioze që kanë pësuar qytetare dhe policë.
Te dhenat e para flasin per disa persona te transportuar me urgjence ne spital.
Situata ka precipituar dhe zona rreth kryeministrisë është mbuluar nga kaosi.
Protestuesit e dhunshëm kanë hedhur bomba molotov në të gjithë krahet e institucionit të rëndësishëm.