Autoritetet nigeriane deklaruan se gati 2 mijë të burgosur janë arratisur nga burgjet, pasi turmat sulmuan institucionet e dënimit.

Zyrtarët njoftuan një shtetrrethim 24-orësh në përpjekje për të shuar trazirat të shkaktuara prej dy javësh nga protestat kundër brutalitetit të policisë.

Inspektori i Përgjithshëm i Policisë urdhëroi forcat policore për të forcuar sigurinë përreth burgjeve nigeriane.

“Forcat, tani e tutje do të ushtrojnë kompetencat e plota të ligjit për të parandaluar çdo përpjekje të mëtejshme mbi jetën dhe pronën e qytetarëve,” thuhet në një deklaratë të policisë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Mohammed Manga tha se turmat e armatosura kishin sulmuar dy burgje. Ai shtoi se mungojnë 1,993 të burgosur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *