Parlamenti ka përfunduar vlerësimin e kandidaturave nga radhët e avokateve per Këshillin e Larte Gjyqësor. Pas shqyrtimit te dokumentacionit nga parlamenti dhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, 10 kandidate plotësojnë kriteret per 2 vende vakante ne Këshillin e Larte Gjyqësor. Ndërkohe qe janë skualifikuar nga gara 7 kandidate; 6 prej te cilëve per shkak se nuk plotësonin kriterin e vjetërsisë ne pune dhe nje kandidat, siç është konfirmuar nga autoriteti i hapjes se dosjeve te ish-sigurimit te shtetit, nuk përmbush kushtin qe te mos ketë qene anëtar ose bashkëpunëtor i ish-sigurimit të shtetit. 5 prej anëtareve te Këshillit te Larte Gjyqësor zgjidhen nga parlamenti dhe propozimet vijnë 2 nga radhët e avokateve, 2 nga radhët e pedagogeve dhe nje nga radhët e shoqërisë civile.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *