Një aksident i rende ka ndodhur pas mesnates, duke u gdhire e shtuna, ne Lushnje.

 

Dy automjete, njeri tip Benz dhe një kamion që transportone bime medicinale, jane perplasur me njeri tjetrin e me pas kanë përfunduar në anë të rrugës.

 

Sipas hetimeve te para të policisë dyshohet se Benzi që drejtohej nga 34 vjecari Dorian Lika, ka qënë me shpejtësi tej normava të lejuara.

 

Lika ka marrë dhe plagët më të rënda dhe eshte dashur ndihma e forcave te zjarrfiksëve për ta nxjerre trupin e tij nga automjeti.

 

Të dy të plagosurit janë dërguar në spitalin e Lushnjes ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *