Dy shtetase ukrainase u gjetën të pajeta ditën e sotme në zonën e “Selvisë” në Tiranë.

Dyshimet  e para janë se ato  kanë ndërruar jetë nga mbidoza e ilaçeve. Ukrainaset janë të moshave 25 dhe 40 vjeç dhe janë gjetur të pajeta nga shoqja e tyre në shtëpi.

Lexo edhe :

Related Posts

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se 3 vajzat kanë ardhur në kohë të ndryshme në Shqipëri.

Dy viktimat, të identifikuara si Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova, kanë ardhur rreth një javë më parë në vendin tonë, ndërsa shoqja e tyre ka ardhur rreth 2 muaj më parë.

Në një  banesë në katin e tretë në rrugën e Dibrës qëndronin të treja prej një jave ku kishin bërë rezervimin dhe pagesën.

Faturat dhe pagesat janë vënë në dispozicion nga pronari i banesës.

Sipas policisë tre vajzat kanë konsumuar ilaçin xanax dhe tramadol për disa orë, deri sa kanë rënë në gjumë.

Dy vajzat 25 dhe 40 vjeçe nuk janë zgjuar, dhe e vetmja që u zgjua ishte shoqja e tyre e cila njoftoi policinë.

Grupi hetimor është duke kryer verifikime për sa i përket aktivitetit të tyre në vendin tonë. Sipas burimeve të policisë, ka dyshime se ishin punonjëse seksi./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *