Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Florida të Francës, teksa komuniteti LGBT po mbante një paradë krenarie. Një kamion u fut në mes të turmës, duke lënë të vdekur një person dhe plagosur dy të tjerë.

 

Sipas mediave të huaja, mjeti ndodhej në radhë bashkë me makinat e tjera, kur për një moment u shkëput me shpejtësi dhe përplasi anëtarët e komunitetit LGBT.

 

Shoferi u vu menjëherë në pranga. Arsyet e kësaj ngjarjeje nuk janë zbardhur akoma, por për kryebashkiakun Dean Trantalis, ky është një akt terrorit.

 

“Ky është një sulm terrorist ndaj komunitetit LGBT. Nuk është aspak një aksident. Ishte i qëllimshëm, i paramenduar dhe synonte persona specifik.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *