Interpol Tirana ka ekstraduar nga Franca një 31 vjeçar shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtarë për trafikim të lëndëve narkotike.

 

31 vjeçari është me inicialet J.B., nga Vlora. Ai ishgte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zyra Qendrore Kombëtare e Interpol Tirana pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, në vitin 2017, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në organizatat kriminale”.

 

Sipas policisë 31 vjeçari, në bashkëpunim me persona të tjerë dyshohet se është autori i trafikimit në Itali të një sasie lënde narkotike cannabis sativa e ngarkuar në një kamion me palete druri, e cila është bllokuar dhe sekuestruar në Itali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *