Ish-ministri I Jashtëm grek Theodoros Pangalos ka reaguar në lidhje me vrasjen e ekstremistit grek, Kostandinos Kacifas nga forcat RENEA.

 

Në një lidhje direkte për televizionin SKAI, Pangalos u shpreh se 35 vjeçari kishte një armë me vete dhe po qëllonte mbi policinë. Sipas tij, në kushte të tilla në të njëjtën mënyrë do të reagonin edhe forcat amerikane apo ato skandinave.

 

“Ai kishte me vete një armë me vete apo jo? Unë jam i mendimit se mbi një person që mban një armë dhe qëllon mbi policinë do të veprohej njësoj edhe në SHBA apo edhe në vendet skandinave.”

 

Gjithashtu, ish-ministri i Jashtëm Theodoros Pangalos hodhi poshtë pretendimiet se i riu grek sapo kishte shkuar në fshat për të vënë flamunjtë. Ai tha se 35 vjeçari kishte muaj që qëndronte në Bularat dhe që vepronte aty.

 

“Unë kam gjetur fotografi në internet nga Bularati që nga 25 marsi dhe rrugët janë plot me flamuj grekë. Pra ai kishte kohë që vepronte aty.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *