Juventus vazhdon  të fitojë me racionalitet maksimal dhe duke iu falur një super Gati, qendërmbrojtësi shtatlartë i cili ashtu sikurse javën e kaluar kundër Monxës në transefertën, edhe në supersfidën kundër Napolit realizoi golin vendimtar të ndeshjes.

Suksesi 1 me 0 i bardhezinjve shton presionin e skuadrës së Alegrit ndaj Interit që të paktën për momentin e sheh veten -1 pikë në raport me Juventusin. Ndërsa Napoli pas disfatës ndaj Interit merr një tjetër shuplakë që peshon në luftën për zonën Champions.

Kampionët nuk ia dolën edhe në një ndeshje ku luajtëm me ritëm të mirë që në fillim, por Di Lorenco u ndal nga një super Shcezni, ndërsa Politano provoi nga distanca, por pa shënuar. Miqtë dominojnë topin, por Juventus është shumë i rrezikshëm në zbritje dhe sa herë që gjen mundësi i afrohet golit sikurse me një rast të Vlahovic që gjeti paera super Meret, dhe jo vetëm në një rast, por në dy moment.

Është mbrëmja e portierëve, pasi në krahun tjetër KLvaratshkelia humbet një rast të mirë, ndërsa Di Lorenco ndalet sërish nga super Shcezni. Atë që nuk e bëjnë sulmuesit e të dyja ekipeve e bën një mbrojtës në pjesën e dytë që në start madje, kur Kambiaso shërbeu dhe Gati me kokë mposhti mbrojtësit miq Rrahmani dhe Di Lorenco e po ashtu edhe portierin Meret për të shënuar golin e avanatazhit. Axurret nuk dorëzohen dhe nisin  ofensivën.

Pas një poli   të anuluar për pozicion jashtë që Osimhen, Napoli krijon raste me Huan Zhesus, Raspadorin e Di Lorencon, por gol në Torino nuk ka më. Sot Presioni është tek Inter që pret në San Siro Udinesen, ndërsa dueli tjetër i rëndësishëm është ai mes Atalantës dhe Milanit, sfidat  transmetohen në Tring./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *