Martin Shkreli do të ballafaqohet me akuza për mashtrim të letrave me vlerë që mund të çojnë në dënimin 20vjet.  Këtë rast ai e quan një “gjueti shtrigash”

 

Një juri do të fillojë diskutimet të hënën në gjyqin për akuzat për mashtrim të letrave me vlerë kundër sipërmarrësit Martin Shkreli, i cili përballet me 20 vjet burg.

 

34-vjeçari fitoi famë në vitin 2015, kur bleu të drejtat komerciale dhe pastaj pa mëshirë e rriti koston e Daraprim-it, një medikament për të shpëtuar njerëzit nga SIDA. Që atëherë, ai ka ruajtur reputacionin e tij me një prani provokuese në mediat sociale. Këtë vit ai u pezullua nga Twitter, për ngacmim ndaj gazetarit Lauren Duca. Si argumente në Gjykatën Federale në Brooklyn të Nju Jorkut, Shkreli, i njohur shumë si “njeriu më i urryer në Amerikë”, u akuzua nga prokurorët për thënie të “gënjeshtrave mbi gënjeshtra” drejtuar investitorëve dhe duke iu referuar vetes si “mbi ligjin “.

 

Avokati i Shkrelit i tha jurisë se klienti i tij ishte një gjeni.  Shkreli ka përdorur Facebook-in për tiu treguar mbështetësve të tij se ai ishte viktimë e një gjuetie shtrigash. Martin Shkreli u arrestua në dhjetor të vitit 2015. Ai është akuzuar për drejtimin e bizneseve në stilin e skemave piramidale ose Ponzi, duke mashtruar investitorët duke përdorur kapitalin e tyre për të paguar të tjerët dhe për të zgjidhur borxhet personale. Ai u shpall i pafajshëm.

 

Ndihmësi i avokatit amerikan Jacquelyn Kasulis i tha gjykatësve në seancë,  se mbrojtja u kishte dhënë atyre një portret “përrallë” të Shkrelit, si një sipërmarrës super inteligjent, i cili asnjëherë nuk i mashtroi investitorët me vetëdije.

 

Shkreli është akuzuar për mashtrimin e investitorëve në dy fonde që ai ka filluar, MSMB Capital Management dhe MSMB Healthcare Management. Kur një nga fondet falimentoi, Shkreli fitoi më shumë para dhe filloi Retrofin, një kompani farmaceutike. Më vonë ai filloi një kompani tjetër, Turing Pharmaceuticals, dhe përdori një shteg në ligjet për licencimin e barnave për të blerë të drejtat për medikamente afatgjate dhe pastaj rriti çmimet.

 

Shkreli në shtator të vitit 2015 ngriti me 5.000% çmimin e Daraprim, një medikament që shpesh përdoret nga pesona që vuajnë nga SIDA. Në një seancë të Kongresit në shkurt të vitit 2016 ai refuzoi të dëshmojë.mbi mbiçmimin e barnave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *