Një burrë paditi aktorin Johnny Depp, duke e akuzuar se e ka sulmuar fizikisht gjatë xhirimeve të një filmi një vit më parë.
Gregg “Rocky” Brooks thotë se ka punuar si menaxher lokal në një prej filmave të Johnny Depp, vitin e kaluar, kur situata degjeneroi gjatë xhirimeve në “Barclay Hotel”, në qendër të Los Anxhelosit.

 

Sipas Brooks, ai u ngarkua për t’i thënë aktorit se xhirimet do të zgjasnin deri në orën 23:00. Kërkoi praninë e një oficeri policie, duke ditur karakterin shpërthyes të Depp, por para se të vinte polici, aktori i ishte kthyer duke bërtitur: “Kush dreqin je ti? Kush je ti që të më thuash mua se çfarë të bëj”?

 

Sipas padisë, Depp e ka shtyrë disa herë me forcë në kraharor, duke i provokuar edhe dhembje. Po gjithnjë sipas padisë, kur Depp pa se Brooks ruajti qetësinë i ofroi 100 mijë dollarë që ta qëllonte në fytyrë, por ai nuk u tundua dhe më pas truprojat e larguan aktorin nga vendngjarja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *