Trajneri i Vllaznise Mirsad Jonuz eshte shfaqur optimist ne prag te ndeshjes se të ditës së dielë me Laçin dhe ndonese ajo do te luhet ne transferte, serish ka besim se kuqeblute nuk do te humbasin.

 

“Ne kemi nje ecuri pozitive ne ndeshjet ne transferte teksa nuk kemi humbur asnje takim dhe keshtu besoj se do te ndodhe edhe neser. Edhe ne ndeshjet ne Shkoder nuk do te kishim humbur, por ndaj Tiranes e Partizanit ndodhi çfare ndodhi dhe dolem pa pike”– ka thene ai.

 

I pyetur nese eshte edhe nje sfide Cungu- Jonuz, tekniku maqedonas i Vllaznise nuk mendon keshtu dhe prandaj shprehet:

 

“Jo nuk eshte sfide trajneresh, nuk ka asnje lifhje kjo. Ai sot drejton Laçin, une Vllaznine por neser Cungu mund te rikthehet tek Vllaznia dhe une shkoj diku tjeter. Eshte perballje skuadrash dhe jo trajneresh”.

 

Sakaq ne lidhje me takimin e neserm, numri 1 i pankines shkodrane shprehet:

 

“Ne kete pragndeshje kemi patur probleme me Hygor dhe Gligorov te cilet nuk do te jene te gatshem per te luajtur megjithate me vete do te kemi 20 lojtare te tjere qe do te japin maksimumin ne fushe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *