Subscribe

Jo të gjitha qeset plastike do të hiqen nga përdorimi nga 1 qershori.

 

Elvis Tosuni nga ministria e Mjedisit sqaroi për Vizion Plus se bëhet fjalë vetëm për qeset e holla mbajtëse për qëllim transporti. Ndërsa prodhimi dhe përdorimi i qeseve plastike më të trasha e me kapacitet mbajtës më të madh do të lejohet.

 

 

ELVIS TOSUNI

MINISTRIA E MJEDISIT DHE TURIZMIT

 

“Nuk do të gjenden më në supermarket qeset shumë të holla që nuk ripërdoreshin dhe nuk përbënin interes për ricikluesit, nuk ndalohen qeset plastike që përdoren për mbështjelljen e ushqimeve. Që qytetari të përdorë qeset plastike pas 1 qershorit, duhet që qesja duhet të jetë me trashësi mbi 50 mikronë dhe kapaciteti mbajtës mbi 10 kg. Këto qese janë shumëpërdorimshme, nuk e hedhim, mund ta përdorim për blerje të tjera, si qese mbeturinash, qytetari nuk e hedh menjëherë.”

 

Edhe kur të përdorin qeset mbi 50 mikronë, qytetarët do të duhet të paguajnë, sipas ligjit që është aktualisht në fuqi.

 

 

 

ELVIS TOSUNI

MINISTRIA E MJEDISIT DHE TURIZMIT

 

“Ka një ligj në fuqi, një vkm bazë që detajon ligjin, që edhe kohë më para që sot po ndodhin këto ndryshime ligjore, ka parashikuar që qytetarët kur përdornin qeset plastike për transportin, duhet të paguanin një kosto të përcaktuar nga shitësit, kjo vkm përsa kohë është në fuqi, do të duhet zbatohet.”

 

Por çfarë synon të arrijë qeveria përmes këtyre ndryshimeve ligjore, që do të miratohen brenda shkurtit në Parlament?

 

 

ELVIS TOSUNI

MINISTRIA E MJEDISIT DHE TURIZMIT

 

“Do të kemi një sasi më të vogël të mbetjeve në territor, kosto më të ulëta të njësive të qeverisjes vendore mbi mënyrën e menaxhimit të mbetjeve dhe një mjedis më të pastër sepse nuk do të ketë më plastikë të gjeneruar.”

 

Nga 1 qershori, në terren do të angazhohen edhe një sërë institucionesh për të monitoruar zbatimin e iniciativës e për të aplikuar gjoba për qytetarët e bizneset prodhuese në rast shkeljeje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *