Subscribe

Një tjetër specialist mjedisi e vlerëson negativisht vendimmarrjen e Ministrisë se Zhvillimit Ekonomik, për t’i dhënë përparësi industrisë se rende, ne një vend turistik. Sazan Guri argumenton se kjo vendimmarrje konsiderohet e gabuar, pasi po tentohet te krijohet një Elbasan i dyte, ne një zone turistike siç është Durrësi, konkretisht ne Spitalle.

 

Per ambientalistin Guri, eksperienca ka treguar qe ne nuk jemi ne gjendje te menaxhojmë industrinë e rende, për shkak te ndotjes qe krijon. Por vendimmarrjet duket se lidhen me fitimet qe do te gjenerojne, zbatimi i projekteve te tilla.

 

Nje dite me pare edhe ambientalisti Lavdosh Ferruni e konsideroi një gafe vendimin e ministrisë qe mbulon edhe turizmin si sektor, e cila ka miratuar një projekt qe parashikon ndërtimin e një uzine ferrokromi ne Spitalle te Durrësit. Për ekspertet, ky vendim është klientelist.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *