Nuk është hera e parë që këngëtarja e njohur britanike Adele, flet për varësinë nga alkooli. Në marsin e këtij viti ajo u shfaq në skenë me një gotë verë në dorë, duke treguar se kishte vendosur të mos pinte më dhe se këtë hap ia dedikonte babait të ndjerë dhe djalit të saj, Angelo. Mirëpo sa e lehtë është për një thuajse “ ish-të varur nga alkooli” e cila gjatë karantinës ishte mësuar të pinte deri në 4 shishe verë në ditë, që në një moment të heqë dorë krejt papritur nga ky mëkat i ëmbël?

 

Përgjigjen e ka dhënë vetë artistja e njohur fundjavës që lamë pas. Gjatë një shfaqjeje në Las Vegas, 35-vjeçarja foli sërish për këtë temë delikate që rrezikoi t’i shkatërronte karrierën dhe ta largonte nga i biri dhe familjarët. Pasi konfirmoi se kishte 3 muaj e gjysmë pa pirë, Adele tregoi se i mungonte shumë kjo gjë nga e shkuara dhe se të qenit esëll nuk ishte aq ‘funny’ sa mendonte.

 

“Është e mërzitshme. Dua të them, oh Zot, është e mërzitshme. Gjatë të njëzetave të mia, isha nën pushtetin e ëmbël të alkoolit dhe më mungon kaq shumë. Kështu që shijoje whiskey-n tënd, jam shumë, shumë xheloze,” i tha ajo një personi të pranishëm në sallë. Këngëtarja zbuloi gjithshtu se kishte eliminuar edhe kafeinën dhe se po përpiqej të mos bënte asnjë kompromis me të jetuarit shëndetshëm.

 

“Alkooli më mori tim atë”

Problemet e këngëtares me alkoolin diheshin tashmë prej disa kohësh. Në shkurt 2022, pasi u akuzua për transfobi për fjalët e folura në Brit Awards (“Më pëlqen të jem grua”), Adele, e dehur, bëri një shfaqje në një bar homoseksualësh në Londër që u diskutua gjatë. Ajo u ngjit në skenë komplet e dehur dhe pasi foli përçart për një skenë së bashku me disa balerinë, u rrëzua ashtu gjysmë e zhveshur në skenë.

Në intervistën e fundit me Oprah Winfrey, ajo rrëfeu se kishte ndaluar së piri pas vdekjes së babait të saj, i cili ndërroi nga cirroza. “Alkooli më mori babanë dhe kur e kuptova këtë, u ndërgjegjësova se kisha shumë punë për të bërë me veten time. Ndalova së piri dhe fillova të stërvitem shumë”, -rrëfeu artistja asokohe./Living/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *