Aktori Albano Bogdo ka pasur kritika me opinionistët e “Ferma VIP” Sonila Meçon, Armina Mevlanin dhe Enkel Demin.

Teksa në studio po diskutohej një fjalë dialektore e Valerit që ja kishte drejtuar Çiljetës, Albano shprehu qëndrimin e tij, se opinionistët po merren vetëm me një fjalë goje dhe jo me veprimin e Valerit që i vendosi stërkëmbsh Florit.

Janë të tre opinionistët njëri më legjendë se tjetri. U morë kaq gjatë me një fjalë goje dhe nuk u morën me veprimin e Valerit, që për pak deshi të eliminonte një nga lojtarët më të fortë . Flori e ka këmbën e dëmtuar, po sikur ai ta kishte thyer nga stërkëmbshi i Valerit”, tha Albao.

Por opinionistja Sonila Meço i kthehu përgjigjen e menjëhershme.

Nëse Albano është shqetësuar, pse nuk u bë e madhe. Albano pret të mbarojnë opinionistët dhe të thotë ju pse nuk e prekni këtë gjë. Albano, ngriheni ju si problem”, tha Sonila.

Ti po merresh edhe tani me fjalët që them unë dhe nuk merresh me veprimin fizik”, shtoi Albano më tej.

Kundër aktorit ka dalë Kel Demi, i cili i tha se nuk është moderator që të caktojë vijën editoriale të diskutimeve më spektakël./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *