Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi i ka rikujtuar palëve të përfshira në zgjedhjet e sotme, se deri në mbylljen e procesit të votimit jemi në kushtet e heshtjes zgjedhore.

 

Sipas Celibashit, çdo thirrje politike drejt zgjedhësve, është në kundërshtim me dispozitat e Kodit Zgjedhor.

 

“I rikujtoj të gjitha palëve të përfshira në #Zgjedhje6Mars se deri në mbylljen e procesit të votimit jemi në kushtet e heshtjes zgjedhore. Çdo thirrje tjetër politike drejt zgjedhësve përveç atyre për pjesëmarrje në votime, është në kundërshtim me dispozitat e Kodit Zgjedhor. Mirëpresim çdo angazhim nga subjektet zgjedhore në mirëadministrimin e procesit”, shkruan Celibashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *