E premte, 30 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Japonia dhuron zjarrëfikëse; do përdoren për ndërhyrjet në zonat rurale të Tiranës

Dy mjete të reja zjarrfikëse iu shtuan stacionit në Kinostudio, si ndihmë nga Ambasada e Japonisë në Tiranë. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se mjetet e reja do të shërbejnë veçanërisht për ndërhyrjet në zonat rurale.

 

Reklamë

ERION VELIAJ


KRYEBASHKIAK, TIRANË

Reklamë

Kemi jo vetëm një stacion zjarrfikës shumë dinjitoz për Kinostudion, por edhe mjete dinjitoze për të shërbyer në Njësinë 4, e sidomos në zonat rurale, ku janë problematikat më të mëdha.

 

Stacioni i ri zjarrfikës në Kinostudio mbulon edhe një pjesë të zonës malore të Dajtit, të Zallbastarit, Shëngjergjit dhe Kërrabës, prandaj mjetet janë të nevojshme për këto terrene.

ERION VELIAJ
KRYEBASHKIAK, TIRANË


Dje ishim te Lumi i Tiranës dhe shumë njerëz e kanë harruar sa kohë kalonin zjarrfikësit, duke nxjerrë ujin me pompa nga shtëpitë e përmbytura. Mos na dhëntë zoti sfida, por nëse na jep, jemi shumë më të përgatitur. Kjo falë edhe miqve shumë bujarë që kemi nga Japonia

Ndërkohë ambasadori i Japonisë u shpreh se kjo nuk do të jetë ndihma e fundit.

 

Më shumë video

Reklamë