E premte, 30 Tetor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

DEL LISTA, kush janë 1.737 familjet që kanë fituar kredi të butë në Tiranë

1.737 familje në Tiranë janë shpallur fitues në fazën e përzgjedhjes për programin e subvencionimit të interesave të kredive, që u mundëson të blejnë një apartament në kryeqytet me kushte më të favorshme financiare.

Lista e përfituesve është miratuar në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Pas miratimit, qytetarët e përzgjedhur do të duhet të vijojnë procedurat pranë bankave të nivelit të dytë që kanë marrëveshje me Bashkinë.

Reklamë

Programi social synon të mbështesë familjet dhe individët që nuk kanë mundësi të përballojnë blerjen e një banese me kushtet e zakonshme të tregut. Përmes kësaj skeme, Bashkia dhe buxheti i shtetit mbulojnë interesat e kredisë sipas kushteve të përcaktuara, ndërsa përfituesit mund të marrin kredi me normë interesi prej 3%, sipas informacionit të publikuar për programin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.