Jamarbër Malltezi merret në pyetje nga SPAK. Ai është thirrur nga prokurorët e posaçëm në orën 11:00.

Përpara se të merrej në pyetje ai hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, i cili e ka kallëzuar.

Lexo edhe :

Related Posts

“Lolot e Ramës i kërkojnë llogari si ju kthye prona 100 familjeve. U vërtetua se toka ishte e pronarëve familje tiranase. Klubi Partizani nuk ju kthye Malltezit por 100 familjeve pronare. Në këtë çështje edhe vetë PS nuk e pranon që nuk ka dëm. Po burgosin njerëz me shfaqe kur nuk ka dëm. Shteti ka përfituar 800 mijë dollarë nga privatizimi. Taulant Balla bëri Kallëzim të rremë”, tha Malltezi.

Njëlloj, si vjehrri i tij, ai akuzohet edhe për korrupsion.

Sipas organit të posaçëm të akuzës, Malltezi përfitoi 5.4 milionë euro nga privatizimi i klubit sportiv, e njëherësh fshehu origjinën e tyre, arsye pse ai rrezikon të denohet deri në 15 vjet heqje lirie./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *