Izraeli do të shkojë sërish në zgjedhje të tretat në më pak se një vit, , pasi që kryeministri Benjamin Netanyahu dhe rivali i tij kryesor, dështuan të merren vesh për një koalicion qeverisës.

 

Parlamenti izraelit vendosi që zgjedhjet të mbahen me 2 mars të vitit që po vjen, vendimi u mor disa orë pasi që skadoi afati për krijimin e qeverisë pas zgjedhjeve të muajit shtator.

 

Në ato votime sikurse edhe të muajit prill, partia konservatore Likud e zotit Netanyahu ishte ‘fyt me fyt’ me partine Bardh e Blu të ish-gjeneralit Benny Gantz. Asnjëri nuk arriti të sigurojë mbështetje të mjaftueshme në Knessetin me 120 vende për të ngritur një koalicion të qëndrueshëm qeverisës.

 

Zgjedhjet e reja do të mbahen nën hijen e akuzave për korrupsion që u ngritën muajin e kaluar kundër kryeministrit Netanyahu.

 

Ndërkohë Netanyahu  si kryeministër nuk ka asnjë detyrim ligjor të japë dorëheqjen për shkak të aktakuzës, dhe ndërsa është në detyrë, ai mund t’u kërkojë ligjvënësve t’i japin atij imunitet nga ndjekja penale. Ai do ta mbajë postin e tij deri në formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve të reja, një proces që mund të zgjasë me muaj pas votimeve të marsit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *