Rastet e reja të evidentuara në Itali këtë të enjte kanë njohur rritje me 1/3 më shumë në raport me të dhënat e ditës së mërkurë. Në 24 orët e fundit janë evidentuar 379 raste në të gjithë vendin ndërsa të mërkurën kishim rreth 280.

Për tu evidentuar është fakti që shumica e rasteve të reja sot, afro 66% janë evidentuar në rajonin e Lombardisë, që vijon të jetë me problematiku.

Ndërkohë numri I viktimave këtë të enjte është 53 (25 vetëm në Lombardi). Kjo është shifra më e ulët që prej 2 marsit kur ishin regjistruar 52 të vdekur.

 Numri total I viktimave është 34 mijë e 167.

Në 10 rajonë të Italisë në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë viktime. Për herë të parë Emilja Romanja nuk ka pasur asnjë të vdekur nga koronavirusi.

Nga dita e parë e epidemisë e deri më sot në Itali janë gjetur 236.142 raste me koronavirus nga të cilët janë ende të sëmurë 30637 ndërsa janë shëruar plotësisht 171 mijë e 338 të tjerë. Vetëm në 24 orët e fundit janë shëruar rreth 1400 persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *