Numri i rasteve pozitive në Itali vijon të pësojë rritje.

Gjatë 24 orëve të fundit, vendi fqinj ka shënuar 2844 të infektuar të rinj me COVID, nga 119 mijë testime të kryera. Shifër kjo që nuk regjistrohej prej 24 prillit.

Nga ana tjetër, kanë ndërruar jetë 27 pacientë, duke e çuar në total numrin e viktimave në 35.968.

Po ashtu, të dhënat e autoriteteve shëndetësore tregojnë një rritje të lehtë dhe të pacientëve të shtruar në spitale. Në terapitë intensive ndodhen 297 persona, ndërsa në repartet e tjera rreth 3200 pacientë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *