Frymemarrje për Italinë e cila mundi Ukrainën në duelin e rëndësishëm të grupit G kualifikues të kampionatit europian.

 

“Axurret” që erdhen në këtë sfide të shokuar nga barazimi në shkup kundër Maqedonisë së Veriut, e kishin jetike fitoren dhe ia dolen në san siro, madje duke dominuar.

 

Heroi I ndeshjes për të zotët e shtëpisë ishte Fratessi.

 

Mesfushori që zëvëndësoi tonalin e dëmtuar shenoi dy gola në pjesën e parë. Por në fundin e pjesë së parë ishte Jarmolenko që shkurtoi diferencat,  mirëpo vetëm kaq pasi Ukrainë nuk pati force të merrte një pikë në transferte.

 

Kësisoj Italia ndan vendin e dytë në rënditje pikërisht me Ukrainën dhe Maqedoninë e Veriut pas krahëve të Anglisë, por skuadra e Spaletit ka një ndeshje më pak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *