Subscribe

Deputeti Erion Braçe, foli sot nga foltorja e Kuvendit prër dallimin midis pushtetit të majtë dhe pushtetit të djathtë në Shqipëri.

Teksa foli për luftën kundër korrupsionit, Erion Braçe tha se tashmë asnjë politkan nuk është i paprekshëm nga sistemi drejtësisë dhe se drejtësia është e barabartë për te gjithë, gjë që sipas tij nuk ndodhte në kohën kur në pushtet ishte opozita.

Erion Braçe: Korrupsioni deri në 2013 ka qenë i përgjakshëm, ka marrë jetë fizike njerëzish, përfshi gra shtatzëna dhe fëmijë në bark të nënave. Vidh duke vrarë dhe vrit për të vjedhur, ky ishte materailizmi, ishte strukturë 1F (familje), jo vepër 5 D. Korrupsion i pandëshkueshëm. Nga 2017 e këtej korrupsioni prezent është i pambrojtshëm politikisht, ekzekutivisht. Është ndryshim i madh kultural. Dallimi është shumë i qartë. Mund të më tregoni një ministër, nga ‘91 deri në 97 deri në 2013 që është vendosur përballë organeve të drejtësisë? Po një kryetar bashkie, ose kryeplak më tregoni që e keni marrë ju dhe e keni çuar të japë llogari para drejtësisë? Ky është ndryshim kultural që po ndodh dhe ju nuk e pranoni dot, ju është ngulitur fort në kokë se ne jemi të paprekshëm..E keni të ngulur gozhdën në kokë, sikur jeni të paprekshëm…ne kemi kryetar parite, president që në botë nuk na lëshin, nuk na lë të shkojmë para drejtësisë. Ti për të mbrojt familjen i vret edhe ata që kërkojnë drejtësi duke protestuar atje. Ai i ngul gozhdën me çekiss e thotë se ne jemi të paprekshëm./vizionplus.tv/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *