Subscribe

Sulmi në Nicë kur një shtetas tunizian shtypi me një automjet të tonazhit të rëndë 84 persona dhe duke plagosur qindra të tjerë është marrë përsipër nga organizata terroriste e Shtetit Islamik të Sirisë dhe Irakut. Sipas agjencive të lajmeve pranë ISIS, thuhet se Mohamed Bouhlel ishte një ndjekës i ideologjisë se tyre radikale, ndonëse një prirje e tillë nuk ishte pikasur nga shërbimet inteligjente franceze. Në kuadër të hetimeve të fokusuara në pistën e terrorizmit specialet në Francë kanë arrestuar të paktën 5 persona, të cilët besohet se kane ndihmuar tunizianin të kryejë masakrën në Nicë. Mes të ndaluarve është dhe bashkëshortja e Houhlele. Më herët presidenti i vendit Fransua Hollande deklaroi zgjatjen me tre muaj të tjerë të gjendjes së jashtëzakonshme dhe mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar masat e tjerë në luftën ndaj terrorizmit. Ndërkohë të hënën është planifikuar një takim jashtë radhe i ministrave të jashtëm që do të diskutojë në lidhje me këtë çështje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *